Janë duke u zhvilluar zgjedhjet lokale anembanë vendit.
Gjithsej në 38 komuna të Kosovës po zhvillohen këto zgjedhje, në të cilat janë hapur qendrat e votimeve në ora 07:00.
Deri më tani në zgjedhje dolën 26.89% të qytetarëve, të cilët do të zgjedhin të parin e komunës së tyre.
Në Komunën e Gjakovës dalja në votime është 24.32%, ndërsa në Gjilan 26.58%.
Përqindja e daljes në zgjedhje në Mitrovicën e Jugut është 24.95%.
Në qytetin e Pejës dalja në votime është 23.14% kurse në Prishtinë 28.45%.
25.65% është dalja në votime në qytetin e Ferizajt, ku qytetarët do të votojnë për zgjedhjen e drejtuesit të kësaj komune.
Kurse në Prizren dalja në votime deri më tani është mjaftë e ulët. Vetëm 20.81% e qytetarëve të Prizrenit kanë zgjedhur të votojnë për kryetarin e kësaj komune./