Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur konferencë për media për orën 17:30.
Kështu është bërë e ditur për media nga ky subjekt.
Sipas PDK’së, konferenca për media është lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Konferenca mbahet në selinë qendrore të PDK-së.
Kujtojmë që qytetarët e Kosovës sot do të vendosin për kryetarët e ardhshëm të komunave dhe për përfaqësuesit e tyre në Kuvendet Komunale.
Deri në orën 16:00 në vend kanë votuar 26,89 për qind apo 506 mijë e 997 qytetarë.