Një incident ka ndodhur në Polac të Skenderajt, konkretisht në shkollën fillore “Drenica”.
Në këtë incident është përfshir edhe ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Gani Koci.
“Në Polac të Skenderajt në qendrën e votimit “Drenica” është raportuar për Incident verbal dhe me disa shtytje fizike jo shumë të mëdha ku është përfirë edhe ish deputeti i PDK-së, Gani Koci”, ka thënë gazetari Arton Hamiti.
Një gjë e till është konfirmuar edhe nga menagjeri i kësaj qendre Gëzim Gashi, i cili ka thënë se asistenti i tij është sulmuar verbalisht