Rron Gjinovci ka thënë se në zgjedhjet qendrore Vetëvendosja ka pasur 65 për qind të votuesve në Prishtinë. Ai këto rezultate i ka quajtur rënie kolosale.
Sipas tij, kjo ka ndodhur pasi kandidati Arben Vitia nuk dha dorëheqje nga pozita e ministrit, por sipas tij edhe kur doli, doli me katër faqe program.
“Kjo është shumë mirë sepse do t’i mbajë përgjegjës shumë persona. Me këtë do të kuptojë VV që nuk mund të bëjë hajgare. Unë nëse dal me votu në Prishtinë, dal për shkak se dua të dalë dikush serioz.
Nëse del me katër faqe program, nuk më mjafton kjo të dalë të votojë”, ka thënë ai.