Sipas një Exit Polli të Baton Haxhiut të publikuar në Kanal 10, Xhafer Tahiri është i pari për nga numri i votave.
Kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri ka marrë 37.1 për qind, ndërsa kandidati i PDK-së, Ferit Idrizi ka marrë 29.9 për qind.
Garë e nxxehtë për vendin e dytë është mes PDK-së dhe VV-së, ku Rexhepi nga VV-ja ka marrë 29.0 për qind.
Festa në selinë e LDK-së në Vushtrri ka nisur, ndërsa kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri duke mbajtur fjalim fillon të qajë.