Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi ka deklaruar se kjo parti ka mirëpritur rezultatet e exit-poleve që u publikuan pas mbylljes së vendvotimeve.
Ai ka thënë se këto zgjedhje janë dëshmi e një procesi politik e demokratik që u zhvillua në Kosovë.
“Lidhja Demokratike e Kosovës është në balotazh në komunën e Prishtinës dhe është në balotazh në komunën e Podujevës.
Pra nga ajo që na është theksuar deri tani kemi rezultat impresiv të LDK-së dhe kemi një proces dinjitoz të zgjedhjeve në Kosovë.
Ne arritëm në këtë ditë bashkë me secilin qytetar të Kosovës, me secilin aktivist dhe votues të LDK-së”, ka deklaruar Gashi mes tjerash.