Në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës janë dëgjuar katër të shtëna.
Nuk dihet nëse këto të shtëna kanë të bëjnë me pakënaqësinë e dikujt me rezultatin e Exit Poll-it që e nxjerrë Bekim Jasharin fitues pa balotazh të kësaj komune, apo për ndonjë arsye tjetër.
Dihet se gjatë gjithë fushatës zgjedhore ka pasur tensione në mes Bekim Jasharit dhe zyrtarëve të PDK-së.
Pritet të jepet ndonjë njoftim në lidhje me këtë rast.