LIVE: Përfundon numërimi i votave në 34 komuna, këto janë rezultatet e deritanishme në 4 komunat tjera

Aktuale

LIVE: Përfundon numërimi i votave në 34 komuna, këto janë rezultatet e deritanishme në 4 komunat tjera

Nga: Bota sot Më: 17 tetor 2021 Në ora: 20:39
Pamje nga votimet, 17 tetor 2021

(E plotësuar 23:00) - KQZ ka numëruar votat në të gjitha 126 vendvotimet dhe qendrat zgjedhore në Gjilan për zgjedhjet komunale.

Garë e ngushtë në raundin e parë u zhvillua nga Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Alban Hyseni ka marrë 44.43 për qind ose 18.550 vota, ndërsa Lutfi Haziri, kryetari aktual, ka 43.81 për qind ose 18.289 vota.

Të dy këta do të jenë pjesë e garës së balotazhit më 14 nëntor, kur edhe do të përcaktohet udhëheqësi i ri komunal.

Leonora Morina-Bunjaku nga PDK u rendit e treta me 8.24 për qind, Nazim Gagica nga AAK i katërti me 2.45 për qind, Gani Neziri 0.59 për qind dhe Lulzim Bexheti 0.48 për qind. 

***

Në Skenderaj, Podujevë, Lipjan dhe Kaçanik po numërohen votat e fundit të zgjedhjeve të mbajtura dje.

Skenderaj, janë numëruar 98,67%) e votave, ku po vazhdon të prijë kandidati i PDK-së Fadil Nura me 57,99%. Pas tij është kandidati i pavaur Bekim Jashari me 40,64% të votave, përcjell Bota sot.

Podujevë, janë numëruar 99,05% e votave dhe po zhvillohet garë e ashpër mes kandidatit të LDK-së Ekrem Hysenit dhe atij të LVV-së Shpejtim Bulliqi. Hyseni ka marrë 44,30% të votave, ndërsa Bulliqi 44,00%.

Lipjan janë numëruar mbi 95% të votave, ku ka fituar Imri Ahmeti i LDK-së me 56,45% të votave.

Pas tij renditet Adnan Rrustemi i VV-së me 22,96%.

Ndërsa në Kaçanik, deri tani janë numëruar 97,83% e votave. Aty kryeson PDK-ja me Besim Ilazin me 44,75% të votave, i ndjekur nga Jeton Raka i VV-së me 33,18%.

***

 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e votave në 33 komuna.

Votat janë numëruar në Deçan, Gjakovë, Drenas, Dragash, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Shtërpcë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Mamushë, Junik, Han i Elezit,Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Më poshtë ua sjellim rezultatin e 33 komunave në të cilat ka përfunduar numërimi i të gjitha votave:

Deçan- fitues Bashkim Ramosaj (AAK) 65,17%

Gjakovë- balotazh në mes Ardian Gjini (AAK) 46,00% dhe Mimoza Kusari-Lila (LVV) 37.08%

Drenas- balotazh në mes Ramiz Lladrovci (PDK) 45,62% dhe Driton Ajazi (DD) 30,74%

Dragash – balotazh në mes Bexhet Xheladini (LDK) 34,76% dhe Shaban Shabani (PDK) 33,69%

Istog- balotazh në mes Ilir Ferati (LDK) 40,91% dhe Bekë Berisha (AAK) 26,61%

Klinë- balotazh në mes Zenun Elezaj (AAK) 43,10% dhe Esat Raci (PDK) 27,60%

Fushë Kosovë- balotazh në mes Burim Berisha (LDK) 49,96% dhe Enver Bajçinca (LVV) 25,33 %

Kamenicë- balotazh në mes Qëndron Kastrati (PSD) 32,69% dhe Kadri Rahimaj (LVV) 30,37%

Mitrovicë e Jugut – fitues Bedri Hamza (PDK) 53,86 %

Leposaviq- fitues Zoran Todiq (Lista Serbe) 97,85%

Novobërdë- fitues Sasha Milosheviq (Lista Serbe) 64,09%

Obliqi- balotazh në mes Xhafer Gashi (IQO) 48,25% dhe Halil Thaçi (LVV) 20,00%

Rahovec– balotazh në mes Smajl Latifi (AAK) 47,23% dhe Visar Korenica (LVV) 24,78%

Pejë- fitues Gazmend Muhaxheri (LDK) 60,41%

Prishtinë- balotazh në mes Arben Vitia (LVV) 42,33% dhe Përparim Rama (LDK) 29,35%

Prizren- balotazh në mes Mytaher Haskuka (LVV) 40,43% dhe Shaqir Totaj (PDK) 31,10%

Shtime- balotazh në mes Qemajl Aliu (LVV) 45,10% dhe Naim Ismajli (PDK) 44,64%

Shtërpcë- fitues Dalibor Jevtiq (Lista Serbe) 59,36%

Suharekë- fitues Bali Muharremaj (AAK) 52,28%

Ferizaj- fitues Agim Aliu (PDK) 62,53%

Viti- balotazh në mes Sokol Haliti (LDK) 41,78% dhe Arsim Ademi (LVV) 34,85%

Vushtrri- balotazh në mes Ferit Idrizi (PDK) 34,89% dhe Xhafer Tahiri (LDK) 33,77%

Zubin Potok- fitues Srdjan Vuloviq (Lista Serbe) 83,49%

Zveçan- fitues Dragisha Miloviq (Lista Serbe) 98,45%

Malishevë- balotazh në mes Ekrem Kastrati (NISMA) 34,30% dhe Isni Kilaj (PDK) 29,07%

Junik- balotazh në mes Agron Kuçi (AAK) 47,26% dhe Ruzhdi Shehu (LDK) 37,87%

Mamushë- balotazh në mes Abdulhadi Krasniq (KDTP) 48,72% dhe Arif Bytyq (KATP) 37,64%

Hani i Elezit- fitues Mehmet Ballazhi (PDK) 50,98%

Graçanicë– fituese Ljiljana Subariq (Lista Serbe) 77,71%

Ranillug– fituese Katarina Ristiq-Iliq (Lista Serbe) 100,00%

Partesh- fitues Dragan Petkoviq (Lista Serbe) 75,20%

Kllokot- balotazh në mes Vladan Bogdanoviq (Lista Serbe) 41,45% dhe Strahinja Spasiq (SNS) 34,14%

Mitrovica e veriut- fitues Milan Radojeviq (Lista Serbe) 91,33%.

***

Ka përfunduar edhe numërimi i votave në Komunën e Drenasit.

Derisa kjo komunë për vite më radhë ka qenë basion i PDK-së, kësaj radhe ajo do të shkoj në balotazh me ‘Demokratët për Drenasin’ me kandidatin Driton Ajazi.

Ramiz Lladrovci ka fituar 45% të votave, duke ia pamundësuar fitoren e plotë.

Ndërkaq Ajazi nga numërimi i 100% të votave, ka fituar 30% të votave./Bota sot

***

Janë numëruar 100% votat në komunën e Kamenicës.

Nga këto rezultatet po kryeson Qëndron Kastrati i PSD-së me 32% të votave, i pasuar nga kandidati i LVV-së, Kadri Rahimaj me 30% të votave.

Këto dy parti do të shkojnë në balotazh.

Ndërkaq partitë PDK e AAK kanë marrë nga 12% të votave në këtë komunë./Bota sot

Garë e ngushtë mes PDK-së e LDK-së në Vushtrri

Një garë shumë e ngushtë po zhvillohet ndërmjet PDK-së e LDK-së në komunën e Vushtrrisë.

Kandidati i PDK-së, Ferit Idrizi është në epërsi me 34% të votave, derisa Xhafer Tahiri i LDK-së me 33% të votave.

Mbi 26% të votave i ka marr edhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje.

PDK e LDK do të jenë në balotazh pasi në këtë komunë ka përfunduar numërimi i votave./Bota sot

***

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në komunën e Prishtinës dhe Prizrenit.

Sipas rezultateve preliminare, në Prishtinë, Arben Vitia i VV-së është i pari me 35.433 vota apo 42.33 për qind. Vitia do të garojë në balotazh më 14 nëntor me Përparim Ramën e LDK-së që mori 24.572 vota apo 29.35 për qind.

Uran Ismaili i PDK-së u rendit i treti me 18.119 vota apo 21.64 për qind, pasuar nga Daut Haradinaj i AAK-së me 3.769 vota apo 4.50 përqind dhe Gëzim Mehmeti i AKR-së me 1.582 vota apo 1.89 për qind.

Në Prizren, Mytaher Haskuka ka marrë 23.504 vota apo 40.43 për qind. Haskuka do të shkojë në balotazh me Shaqir Totajn e PDK-së, që mori 18.078 vota apo 31.10 për qind.

I treti është Anton Quni i LDK-së me 8.705 vota apo 14.98 për qind.

***

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në 30 komuna të Kosovës.

Procesi i numërimit ka përfunduar në Deçan, Gjakovë, Drenas, Dragash, Istog, Klinë, Fushë-Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot, Mitrovicë e Veriut, ndërsa kanë mbetur edhe 8 komuna për t'u përfunduar.

Rezultatet ndiqni LIVE KËTU.

Më poshtë mund t'i shihni rezultatet preliminare nga komunat ku ka përfunduar numërimi i votave:

Në Deçan ka fituar bindshëm kandidati i AAK-së, Bashkim Ramosaj, me 9.469 vota apo 65.17 për qind.

Në Gjakovë do të ketë balotazh mes Ardian Gjinit të AAK-së dhe Mimoza Kusari-Lilës të VV-së. Gjini ka marrë 18.382 vota apo 46 për qind, kurse Kusari-Lila 14.819 vota apo 37.08 për qind.

Në Drenas si rrallëherë do të ketë balotazh. Ramiz Lladrovci i PDK-së do të garojë kundër Demokratëve të Drenasit, të udhëhequr nga Driton Ajazi, në balotazh më 14 nëntor. Lladrovci mori 10.134 vota apo 45.62 për qind, ndërsa Ajazi 6.829 vota apo 30.74 për qind.

Në Dragash do të ketë balotazh. Bexhet Xheladini i LDK-së mori 4.455 vota apo 34.76 për qind, te ksa Shaban Shabani i PDK-së mori 4.318 vota apo 33.69 për qind.

Në Istog, Ilir Ferati i LDK-së mori 7.607 vota apo 40.91 për qind, ndërsa Bekë Berisha i AAK-së ka 4.947 vota apo 26.61 për qind.

Në Klinë, Zenun Elezaj i AAK-së është i pari me 7.291 vota apo 43.10 për qind, kurse Esat Raci i PDK-së ka 4.669 vota apo 27.60 për qind.

Në Fushë-Kosovë, Burim Berisha i LDK-së për pak nuk ia doli të fitonte pa balotazh. Berisha mori 7.842 vota apo 49.96 për qind, kurse Enver Bajçinca i VV-së pati 3.977 vota apo 25.33 për qind.

Qëndron Kastrati e përfundoi garën i pari në Kamenicë. Kastrati mori 5.284 vota apo 32.69 për qind, kurse Kadri Rahimaj i VV-së ka 4.909 vota apo 30.37 për qind.

Në Mitrovicën e Jugut, Bedri Hamza i PDK-së fitoi dukshëm me 16.091 vota apo 53.86 për qind, kurse Agim Bahtiri i VV-së pati vetëm 10.279 vota apo 34.40 për qind.

Në Leposaviq, fitoi bindshëm kandidati i Listë Serbe, Zoran Todiq, me 97.85 për qind të votave.

Edhe në Novobërdë fitoi Sasha Millosheviq i Listës Serbe me 64.09 për qind të votave.

Në Obiliq, kandidati i pavarur Xhafer Gashi mori 5.880 vota apo 48.25 për qind, ndërsa Halil Thaçi i Vetëvendosjes mori 2.437 vota apo 20 për qind.

Në Rahovec, Smajl Latifi i AAK-së mori 9.925 vota apo 47.23 për qind, ndërsa Visar Korenica i VV-së ka 5.206 vota apo 24.78 për qind.

Në Shtime fitoi kandidati i VV-së, Qemajl Aliu me 5.840 vota apo 45.10 për qind, kurse Naim Ismajli i PDK-së mori 5.781 vota apo 44.64 për qind.

Në Shtërpcë fitoi Dalibor Jevtiq i Listë Serbe me 59.36 për qind.

Suhareka u fitua pa balotazh nga Bali Muharremaj i AAK-së me 13.837 vota apo 52.28 për qind. Ai ishte i ndjekur nga kandidati i LDK-së, Ardian Shala, që mori 7.810 vota apo 29.51 për qind.

Ferizaj u fitua bindshëm nga Agim Aliu i PDK-së. Aliu mori 30.441 vota apo 62.53 për qind.

Në Viti, Sokol Haliti ka marrë 8.111 vota apo 41.78 për qind, ndjekur nga Arsim Ademi i VV-së me 6.766 vota apo 34.8 për qind.

Në Vushtrri, PDK-ja doli e para me Feriz Idrizin, që u votua 10.057 herë apo 34.89 për qind. Xhafer Tahiri i LDK-së mori 9.735 vota apo 33.77 për qind.

Në Zubin Potok, Srdjan Vuloviq i Listës Serbe mori 83.49 për qind.

Në Zveçan, Dragisha Milloviq i Listës Serbe mori 98.45 për qind.

Në Malishevë, Ekrem Kastrati i NISMËS mori 7.316 vota apo 34.30 për qind, kurse Isni Kilaj i PDK-së mori 6.200 vota apo 29.07 për qind.

Në Junik, Agron Kuçi i AAK-së pati 1.062 vota apo 47.26 për qind, ndërsa Ruzhdi Shehu i LDK-së mori 851 vota apo 37.87 për qind.

Në Mamushë, Abdulhadi Krasniç i KDTP-së mori 1.346 vota apo 48.72 për qind, kurse Arif Butuç i KATP mori 1.040 vota apo 37.64 për qind.

Në Hanë Elezit, Mehmet Ballazhi i PDK-së mori 2.485 vota apo 50.98 për qind.

Në Graçanicë, Ljiljana Subariq e Listës Serbe mori 77.71 për qind.

Në Ranillug fitoi pa kundërkandidat Katarina Ristiq-Iliq e Listës Serbe.

Në Partesh, Dragan Petkoviq i Listës Serbe mori 75.20 për qind.

Në Kllokot, Vladan Bogdanoviq i Listës Serbe mori 41.45 për qind, ndërsa Strahinja Spasiq i GI SNS mori 36.14 për qind.

Në Mitrovicën e Veriut, Milan Radojeviq mori 91.33 për qind, ndërsa Erden Atiq 8.67 për qind.

***

Në 24 komuna ka përfunduar tashmë numërimi i votave.

Disa prej tyre kanë nxjerrë një fitues, e disa do të shkojnë në balotazh.

Numërimi i votave ka përfunduar në Deçan, Gjakovë, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë, Novëbërdë, Obiliq, Rahovec, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Mamushë, Hanin e Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Mitrovicë të Veriut.

Në Deçan, Bashkim Ramosaj i AAK’së ka marrë 65,17 për qind të votave, apo 9 mijë e 468 vota.

Në Gjakovë Ardian Gjini i AAK’së prinë me 46 për qind apo 18 mijë e 382 vota. Pas tij, Mimoza Kusari-Lila e LVV’së me 37,08 për qind me 14 mijë e 819 vota.

Në Klinë Zenun Elezaj i AAK’së ka marrë 43,10 për qind të votave, apo 7 mijë e 291 vota. Pas tij radhitet Esat Raci i LDK’së me 27,60 për qind apo 4 mijë e 669 vota.

Në Fushë Kosovë prinë Burim Berisha i LDK’së me 49,96 për qind apo 7 mijë e 842 vota. Pas tij është Enver Bajçinca i LVV’së me 25,33 për qind apo 3 mijë e 977 vota.

Në Kamenicë prinë Qëndron Kastrati i PSD’së me 32.69 për qind apo 5 mijë e 284 vota. Pas tij është Kadri Rahimaj i LVV’së me 4 mijë e 909 vota, apo 30,37 për qind.

Në Mitrovicë Bedri Hamza ka dal fitues me 53,86 për qind të votave, apo 16 mijë e 91 vota.

Në Novëbërdë ka fituar Sasa Miloseviç me 64,09 për qind, apo 3 mijë e 511 vota.

Në Obiliq prinë Xhafer Gashi me 48,25 për qind, apo 5 mijë e 880 vota. Pas tij është Halil Thaç i LVV’së me 20 për qind, apo 2 mijë e 437 vota.

Në Rahovec prinë Smajl Latifi i AAK’së me 47,23 për qind, apo 9 mijë e 925 vota. Pas tij është Visar Korenica me 24,78 për qind apo 5 mijë e 206 vota.

Në Shtime prinë Qemajl Aliu i LVV’së me 45,10 apo 5 mijë e 840 vota. Pas tij është Naim Ismajli i PDK’së me 44,64 për qind apo 5 mijë e 781 vota.

Në Shtërpc ka fituar Dalibor Jevtiç i Listës Serbe me 59,36 për qind apo 4 mijë e 42 vota.

Në Suharekë ka fituar Bali Muharremaj i AAK’së me 52,28 për qind, apo 13 mijë e 837 vota.

Në Viti prinë Sokol Haliti me 41,78 për qind apo 8 mijë e 111 vota. Pas tij është Arsim Ademi i LVV’së me 34,85 për qind apo 6 mijë e 766 vota.

Në Vushtrri prinë Ferit Idrizi me 34,89 për qind apo 10 mijë e 57 vota. Pas tij, Xhafer Tahiri i LDK’së me 9 mijë e 735 vota.

Në Zubin Potok ka dal fitues Srdjan Vuloviç me 83,49 për qind, apo 3 mijë e 210 vota.

Në Zveçan ka dal fitues Dragisa Miloviç me 98,45 për qind, apo 5 mijë e 384 vota.

Në Malishevë prinë Ekrem Kastrati i Nisma’s me 34,30 për qind apo 7 mijë e 316 vota. Pas tij është Isni Kilaj i PDK’së me 29,7 për qind apo 6 mijë e 200 vota.

Në Junik prinë Agron Kuçi i AAK’së me 47,26 për qind të votave. Pas tij Ruzhdi Shehu i LDK’së me 851 vota, apo 37,87 për qind.

Në Mamushë prinë Abdulhadi Krasniç i KDTP’së me 48,72 për qind, apo 1 mijë e 346 vota. Pas tij është Arif Butuç i KATP’së me 37,64 për qind të votave.

Në Hanin e Elezit, Mehmet Ballazhi ka marrë 50,98 për qind, apo 2 mijë e 485 vota.

Në Graçanicë ka fituar Liljana Subariç e Listës Serbe me 77,71 për qind, apo 6 mijë e 341 vota.

Në Ranillug ka fituar Katarina Ristiç-Iliç me 100 për qind të votave.

Në Partesh ka fituar Dragan Petkoviç i LS’së me 75.20 për qind të votave.

Në Mitrovicën e Veriut ka fituar Milan Radojeviç i Listës Serbe me 91,33 për qind, apo 10 mijë e 769 vota.

Podujeva në balotazh, Hyseni 113 vota përpara Bulliqit

Podujeva është në mesin e 21 komunave që do të shkojë në ballotazh.

Kjo pasi që as kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës Ekrem Hyseni dhe as ai i Lëvizjes Vetëvendosje Shpejtim Bulliqi, nuk arritën të përfundojnë në raundin e parë garën.

Në epërsi është LDK me 16 mijë e 458 vota apo 44.30 % të votave.

Ndërkaq Vetëvendosje ka marrë 16 mijë e 338 vota apo 44.00 % të votave.

Diferenca mes tyre është 113.

LDK se fiton pa balotazh Fushë Kosovën për 0.04 përqind të votave

Lidhja Demokratike e Kosovës se ka fituar pa ballotazh bastionin e saj Fushë Kosovën.

Kandidati i LDK-së Burim Berisha, prin me 49.96%.

Berisha nuk ka arritur ta përfundojë garën në raundin e parë për 0.04%.

Ai do të garojë me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje Enver Bajçinca, i cili ka marrë 25.33% të votave.

Dramë në Gjilan, VV përmbys rezultatin

Janë numëruar mbi 95% e votave në komunën e Gjilanit. Atje po zhvillohet një garë e ngushtë mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.

Alban Hyseni nga VV-ja, po udhëheq me 44,41% apo 17.693 apo, pasuar nga Lutfi Haziri i LDK-së me 43,97% apo 17.517 vota, përcjell Bota sot.

Ndërsa, PDK-ja me Leonora Morina-Bunjakun ka fituar 8,10% apo 3.227 vota.

AAK me Nazmi Gagicën ka 2,45% apo 978 vota.

Image

 

 ***

Janë numëruar 99.8 përqind e votave nëpër komunat e Kosovës.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 2 mijë e 477 vendvotime janë numëruar 2 mijë e 472 prej tyre.

Nga 1 milion e 885 mijë e 448 persona, kanë votuar 799 mijë 960 qytetarë apo të drejtën e tyre e kanë shfrytëzuar 42.50 përqind të votave.

Qytetarët e 21 komunave duhet t’u drejtohen përsëri kutive të votimit pasi që dështuan që t’i zgjedhin prijësit e tyre këto palë zgjedhje të mbajtura më 17 tetor.

Ndërsa, 17 komuna të tjera çështjen e kryetarit të komunës tashmë e kanë përfunduar.

Rezultatet ndiqni LIVE KËTU.

Numërohen 99,58 e votave në Prishtinë, këto janë rezultatet

as numërimit të 99,58 të votave nga Komisioni Qendror Zgjedhor në Prishtinë Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 42,26 pëqind, ose 35.243 vota, pasuar nga Përparim Rama i LDK-së me 29.34 përqind  apo 24.474 vota.

Ndërsa, Uran Ismaili i PDK-së ka fituar 18.023 vota me21,61%, kurse u katërti renditet Daut Haradinaj (AAK) me 3.850 vota ose 4,62%.

Image

PDK mposht Bekim Jasharin në Skenderaj, ky është rezultati përfundimtar

Partia Demokratike e Kosovës ka fituar në raundin e parë në komunën e Skenderajt.

Kandidati i saj Fadil Nura, pas numërimit të votave, ka fituar 58,42% apo 10.532 vota, duke lënë pas kandidatin e pavarur Bekim Jashari me 40,00% apo 7.212 vota.

Ndërkaq, Sokol Halitii nga IQS, ka fituar vetëm 1,58% apo 284 vota.

Jashari nuk ka pranuar rezultatin, duke akuzuar PDK-në për manipulime dhe vjedhje votash.

“Idealit dhe Drenicës duket se me manipulime, blerje votash iu vjedh fitorja dhe e ardhmja nga ata që janë pasuruar duke vjedhur Kosovën.

Pas mbledhjes së fakteve të shumta për manipulime do të kërkojmë drejtësi për manipulimet e bëra në këto zgjedhje në Skenderaj”, ka shkruar Jashari në Facebook.

Komunat e fituara dhe ato që shkojnë në balotazh

 Pas mbylljes së vendvotimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur t’i publikoje rezultatet e zgjedhjeve lokale për kryetar komune.

Bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së deri në ora 24:00, në 17 komuna janë shënuar fitore të partive dhe 21 komuna do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Lista Serbe ka fituar nëntë komuna – ( Leposaviq, Novobërdë, Graçanicë, Shtërpc, Partesh, Ranillug, Zveçan Zubin Potoku dhe Kllokot).

Partia Demokratike e Kosovës katër komuna – (Mitrovicë, Ferizaj, Hani i Elezit, Skenderaj).

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dy komuna – ( Deçan dhe Suharekë).

Lidhja Demokratike e Kosovës dy komuna – ( Lipjan dhe Pejë).

Rezultatet ndiqni LIVE KËTU.

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur fitore të qartë në asnjë komunë në raund të parë.

Ndërkaq, në balotazh do të jenë:

Gjakova (AAK-LVV),

Gjilani (LVV-LDK),

Dragashi (PDK-LDK),

Klina (AAK-PDK),

Kamenica (PSD-LVV),

Podujeva (LVV-LDK),

Prishtina (LVV-LDK),

Prizreni (LVV-PDK),

Vitija (LDK-LVV),

Vushtrria (PDK-LDK),

Malisheva (Nisma-PDK),

Juniku (AAK-LDK),

Mamusha (KDTP-KATP),

Gllogovc (PDK-DD),

Kllokot (Lista Serbe-GI SNS),

Istog (LDK-AAK),

Shtime (PDK-LVV),

Rahovec (AAK-LVV),

Fushë Kosova (LDK-LVV),

Obiliqi (IQO-LVV) dhe

Kaçanik (PDK-LVV).

Ndërkaq, duke iu referuar KQZ-së në këto zgjedhje kanë votuar rreth 43 për qind e qytetarëve.

Në këto zgjedhje, për kryetarë të komunave të Kosovës janë certifikuar 166 kandidatë.

Në garën për asamblistë në kuvendet e të gjitha komunave janë certifikuar 5,198 kandidatë.

Në këto zgjedhje lokale kanë pasur të drejtë vote 1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë.

KQZ-ja nuk mban konferencë për rezultatet preliminare

Komisioni Qendror i Zgjedhje nuk ka mbajtur konferencë për mediet për publikimin e rezultateve preliminare.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënsi i KQZ-së, Valmir Elezi, ku tha se qytetarët mund të informohen përmes faqes zyrtare të KQZ-së.

“Duke iu falënderuar shumë për angazhimin tuaj gjatë ditës së sotme duke raportuar për procesin zgjedhor dhe punën e KQZ-së, dua t’iu njoftoj se sonte nuk do të ketë një konferencë nga anëtarët e KQZ-së lidhur me rezultatet preliminare”.

Rezultatet preliminare janë duke u shfaqur në aplikacionin e KQZ-së dhe ftojmë mediet që t’i referohen ashtu siç po bëjnë deri më tani. Në këtë aplikacion janë duke u shfaqur rezultatet preliminare të Zgjedhjeve për Kryetar Komune dhe rezultati i subjekteve politike për Kuvende Komunale”.

Gjithashtu, dua të njoftoj qytetarët e Republikës së Kosovës, se këto janë vetëm rezultate preliminare. Rezultatet përfundimtare shpallen nga KQZ pas verifikimit dhe numërimit të votave me kusht; votave me postë; votave të personave me nevoja të veçanta; pas përfundimit të të gjitha procedurave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve; si dhe pas përfundimit të shqyrtimit dhe vendosjes lidhur me ankesat eventuale të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre”.

***

19 komuna të Kosovës nga 38 do të hyjnë në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave, sipas rezultateve aktuale.

Balotazh do të ketë në kryeqytet, në Prishtinë, mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Vetëvendosja është partia me më së shumti pjesëmarrje në balotazh, gjithsej dhjetë, përfshirë edhe Gjakovën, Gjilanin e Prizrenin si komuna të mëdha.

LDK-ja është në nëntë komuna në balotazh e PDK-ja në tetë.

Sipas rezultateve aktuale këto janë komunat ku do të ketë balotazh:

Prishtinë, VV – LDK

Gjakova, AAK – VV

Drenas, PDK – Driton Ajazi

Gjilan, VV – LDK

Dragash, PDK – LDK

Istog, LDK - AAK

Kaçanik, PDK – VV

Klinë, AAK – PDK

Fushë-Kosovë, LDK – VV

Kamenicë, PSD – VV

Podujevë, VV – LDK

Prizren, VV – PDK

Shtime, PDK – VV

Viti, LDK – VV

Vushtrri, PDK – LDK

Malishevë, Nisma – PDK

Junik, AAK – LDK

Mamushë, Nisma – PDK

Kllokot, Lista Serbe - SNS

***

Vazhdon të prijë në kryeqytet Arben Vitia. Sipas rezultateve të deritanishme, kur janë numëruar rreth 40% e votave, kandidati i VV-së ka fituar 42,82%, përcjell Bota sot.

Përparim Rama nga LDK  ka pësuar rënie me 28,99% të votave, ndërsa Uran Ismaili  i PDK-së është ngritur pak me 21,17% të votave.

Ndërkaq Daut Haradinaj ka 4,61% të votave.

Image

***

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, që njëherësh është kryetar aktual në këtë komunë, ka fituar 63.60 për qind pas numërimit të 50 për qind të votave.

I dyti në këtë komunë është Valon Ramadani nga Lëvizja Vetëvendosje që ka fituar rreth 25 për qind të votave.

Ndërkaq, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza po prin në zgjedhje.

Numërohen mbi 50 % të votave në Prizren, prin Mytaher Haskuka

Në Prizren janë numëruar mbi 50 % të votave deri tani, më saktësisht 56.51 %, ku po prin Mytaher Haskuka.

Kandidati i Vetëvendosjes momentalisht ka 41.28% të votave të numëruara deri tani ose 13.502 vota derisa pas tij është Shaqir Totaj i PDK-së me 30,67% ose 10.033 vota.

Anton Quni i LDK-së po radhitet i treti, me rezultatet e deritanishme, me 14,90% ose 4874 vota.

Rezultatet aktuale japin shenjë se Prizreni mund të shkojë në balotazh mes Mytaher Haskukës të Vetëvendosjes dhe Shaqir Totajt të PDK-së.

Fushë-Kosova drejt balotazhit

Fushë-Kosova po shkon drejt balotazhit në zgjedhjet lokale të mbajtura sot.

Burim Berisha nga LDK, kryetar aktual është duke prirë me 48.58 për qind të votave pas numërimit të 62.9 për qind të votave.

Në vend të dytë është Enver Bajçinca i VV-së me 25.98 për qind të votave.

Rrahim Tërnava i PDK-së ka 23.09 për qind të votave.

Numërohen mbi 60% të votave në Gjilan, rezultati i ngushtë mes Hazirit dhe Hysenit

Janë numëruar mbi 60% të votave në komunën e Gjilanit. Sipas këtyre rezultateve, po udhëheq kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të kësaj komune, Alban Hyseni me 45% të votave, i pasuar nga kryetari aktual, Lutfi Haziri me afër 43% të votave.

Sipas këtyre rezultateve, në këtë komunë do të duhet të zhvillohet një raund i ri i votimit për kryetar të Gjilanit.

***

Sipas të dhënave të publikuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me 57 për qind të votave të numëruara, Hamza ka fituar 52.96 për qind të votave.

I dyti është kryetari aktual i komunës, Agim Bahtiri nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai, sipas rezultateve preliminare ka fituar 35.31 për qind.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri - njëherësh kryetari aktual i komunës - ka fituar 59.81 për qind të votave pas numërimit të 48.27 për qind. I dyti është Gazmend Agusholli nga Lëvizja Vetëvendosje me 22.41 për qind.

Ndërkaq, kandidatët për kryetarë komunash nga radhët e Listës Serbe po prijnë në pothuajse të gjitha komunat me shumicë serbe.

Që një kandidat të fitojë pa balotazh i duhen 50 për qind plus një votë.

Të dhënat e publikuara në ueb-faqen e KQZ-së përfshijnë vetëm votat e rregullta dhe jo ato me kusht dhe nga jashtë Kosovës. Në komunat e tjera, përpunimi i votave është duke shkuar më ngadalë dhe ende është e paqartë nëse në to do të ketë fitues në raund të parë apo do të shkojnë në balotazh.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar në zgjedhje lokale është rreth 43 për qind.

Ndërkaq në zgjedhjet komunale të vitit 2017 përqindja ishte 43.5 për qind.

Këto ishin zgjedhje të rregullta lokale dhe të drejtë vote kishin 1 milion e 885 mijë e 448 votues.

Në këto zgjedhje, për kryetarë të komunave të Kosovës janë certifikuar 166 kandidatë.

Në garën për asamblistë në kuvendet e të gjitha komunave janë certifikuar 5,198 kandidatë.

Ky kandidat po prin bindshëm në Obiliq

Në Komunën e Obiliqit po prin bindshëm kryetari aktual i kësaj komune, Xhafer Gashi.

Sipas të dhënave të KQZ’së nga numërimi i rreth 14 mijë votave, Gashi ka 50.49 përqind.

Pas tij renditet Halil Thaçi i Vetëvendosjes me 20.73 përqind, pasuar nga Mehmet Krasniqi i LDK’së me 9.80 përqind.

Goran Dancetovic me 7.27 përqind, Ajet Berisha me 6.26 përqind, Xhelal Krasniqi me 2.94 dhe Hanefi Musliu me 2.51 përqind. 

***

Sipas rezultateve të deritanishme, Arben Vitia i VV-së po prin në Prishtinë me 42.48% të votave.

Përparim Rama i LDK-së, ka rënë në 30,71%.

Ndërsa, është ngritur për pak Uran Ismaili i PDK-së me 20,13%, përcjell Bota sot.

Image

Ndërkaq, AAK me Daut Haradinajn, ka marrë 4,76% të votave.

Rezultatet ndiqni LIVE KËTU.

Ja cila parti është e para në komunën e Istogut?

Lidhja Demokratike e Kosovës i gëzohet edhe një rezultati të mirë në komunën e Istogut, duke prirë me 41% të votave deri më tani.

Partia e dytë po del AAK-ja me 24% të votave, ndërsa LVV-ja me 21%.

Kandidati i PDK-së ka arritur të siguroj deri më tani vetëm 7% të votave.

Ndryshe, KQZ-ja po vazhdon përditësimin e rezultateve zgjedhore./Bota sot

‘Zbehet’ fitorja e PDK-së në Drenas, Lladrovci merr vota më pak se asnjëherë

PDK ende nuk po mund t’I gëzohet fitores në komunën e Drenasit. Si një komunë që e kishte për shumë vite si basion të saj, PDK-ja në këto zgjedhje ka shënuar rezultat më të dobët.

Deri më tani PDK-ja nuk ka siguruar 50% të votave, derisa më parë arrinte ҫdo herë mbi 60%.

Driton Ajazi nga Demokratët për Drenasin, ia ka zbehur fitoren duke marrë deri tani rreth 30% të votave.

Si parti e tretë deri më tani ka dalë LVV-ja me 17% të votave./Bota sot

Agim Bahtiri e humbi Mitrovicën, ja për sa përqind po prin Bedri Hamza?

Në bazë të reaultateve të deritanishme në një përqindje të madhe, PDK-ja me kandidatin e saj Bedri Hamzën po prin në komunën e Mitrovicës.

Kryetari aktual, Agim Bahtiri ka marrë deri më tani 35% të votave, derisa Hamza ka mbi 53% të votave.

Ndërkaq kandidati i LDK-së ka marrë mbi 11% të votave.

KQZ vazhdimisht po përditëson rezultatet zgjedhore./Bota sot

PDK rrezikon ta humbas Shtimen

Naim Ismajli, kryetar i shumë mandateve në Shtime rrezikon ta humbasë Shtimen.

Kjo pasi sipas të dhënave të fundit të KQZ-së, Naim Ismajli i Partisë Demokratike të Kosovës është në garë të ngushtë me rezultat me Qemajl Aliun e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ismajli sipas të dhënave të KQZ-së të orës 20:47, ka marrë 46.23% të votave teksa Qemajl Aliu 42.21% të votave.

I treti në këtë komunë me rezultat është Bedri Zeqiri i Lidhjes Demokratike të Kosovës me 11.56% të votave të numëruara.

Me një diferencë të vogël të votave në komunën e Vushtrrisë është duke prirë Partia Demokratike e Kosovës.

Kështu kandidati i kësaj partie, Ferit Idrizi sipas rezultateve të para të KQZ-së ka fituar 4.751 apo 36.16% ndërsa kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri ka fituar 4.286 apo 32,62% të votave.

Image
Rezultati Vushtrri

 

 

Arben Vitia i VV-së po vazhdon të prijë në kryeqytet

Ai ka marrë 42% të votave, i ndjekur nga Përparim Rama i LDK-së me 31% të votave.

Uran Ismaili ka fituar 18%, ndërsa Daut Haradinaj 5% të votave.

Image

 

Rezultatet e para në Prishtinë, prin Arben Vitia

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka nisur numërimin e votave.

Në bazë të rezultateve të para, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Arben Vitia prin me 41 për qind.

I dyti është kandidati i LDK-së Përparim Rama me 30 për qind, përcjell Bota sot.

Uran Ismaili i PDK-së ka marrë mbi 13 për qind, ndërsa Daut Haradinaj i AAK-së 11 për qind.

 

Fillon numërimi i votave edhe në Deçan, ky është rezultati momental

Ka filluar numërimi në komunën e Deçanit ku po prin me vota kandidati i AAK-së, Bashkim Ramosaj.

Ramosaj ka 63.23% të votave apo 196 vota gjithsej ndërkohë në vendin e dytë është kandidatja e LDK-së, Hyrije Dobruna me 16.13% apo 50 vota gjithsej.

Ndërsa VV-ja ka 9.35% të votave apo 29 vota gjithsej teksa procesi i numërimit është ende në fazën primare.

Ndryshon rezultati në Podujevë në favor të LDK’së

Në Podujevë ka ndryshuar rezultati kur janë numëruar mbi tetë mijë vota. Aktualisht po prin kandidati i LDK’së, Ekrem Hyseni.

Sipas KQZ’së, Ekrem Hyseni ka 44.19 përqind, Shpejtim Bulliqi 43.7 përqind, Floretë Zejnullahu 8 përqind, Besnik Tahiri 2.95, Gazmend Islami 0.69 përqind dhe Xhemajl Hasani 0.43 përqind.

Rezultati i KQZ’së për Podujevë, kandidati që po prin me vota

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me numërimin e votave në Podujevë dhe publikimin e rezultateve.

Deri tash atje janë numëruar rreth 5 mijë vota.

Bazuar te ky numërim, prin Shpejtim Bulliqi i VV’së me 46.13 përqind, Ekrem Hyseni ka 42.79 përqind, Floretë Zejnullahu 7.34, Besnik Tahiri 2.30, Gazmend Islami 1.00 dhe Xhemajl Hasani 0.45 përqind.

Rezultatet e para në Klinë sipas KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar t’i publikojë rezultatet e para nga votat e numëruara deri më tani.

Në komunën e Klinës sipas votave të publikuara deri më tani nga KQZ, po prin kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Zenun Elezaj, me 2 mijë e 339 vota, apo 46.73%.

I dyti renditet EsatRaci i Partisë Demokratike të Kosovës, Esat Raci, me 1 mijë e 249 vota, apo 24.96%.

Pas tij renditet Besim Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besim Hoti, me 937 vota, apo 18.72%.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Lulzim Dragidella rënditet i katërti, me 480 vota, apo 9.59%.

Rezultatet e para nga Istogu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar t’i publikojë rezultatet e para nga votat e numëruara deri më tani.

Në komunën e Istogut, sipas votave të numëruara deri më tani po prin kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Ferati, me 217 vota, apo 42.47%.

Pas tij renditet kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, me 146 vota, apo me 28.57%.

I treti renditet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Agron Avdiaj, me 11 vota apo me 21.72%.

Pas tij renditet Ali Nimanaj i Partisë Demokratike të Kosovës, me 32 vota, apo 6.26%.

Kandidati i pavarur Idriz Blakaj deri më tani ka 5 vota, apo 0.98%

Në Mitrovicë numërohen mbi 10 për qind të votave, Hamza pa balotazh

Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës po prin me mbi 52 për qind të votave nga më shumë se 10 për qind të atyre që janë numëruar.

Pas tij vjen Agim Bahtiri nga Lëvizja Vetëvendosje me 36.6 për qind.

Armend Agolli ka 10.55 për qind të votave.

Image

***

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me numërimin e votave dhe publikimin e rezultateve të zgjedhjeve lokale që u mbajtën sot.

këtë link, mund të gjeni në kohë reale rezultatet nëpër secilën komunë, varësisht nga numri i votave që janë numëruar.

Ndryshe, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se ka përfunduar procesi i votimit në Kosovë dhe të gjitha qendrat e votimit janë të mbyllura.

“Ka filluar procesi i numërimit të fletëvotimeve, anëtarët e këshillave të votimit duhet të zbatojnë të gjitha procedurat e numërimit në mënyrë që vullneti i qytetarëve”, tha Radonqi.

Sipas të dhënave preliminare të mbi 95 për qind e vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar është rreth 43 për qind.

Ndërkaq në zgjedhjet komunale të vitit 2017 përqindja ishte 43.5 për qind.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat