Vendvotimet tashmë janë mbyllur.
Qytetarë kanë thënë fjalën e tyre dhe numërimi i votave ka filluar nga KQZ.
Deri më tani, sipas rezultateve të EXIT-POLL-it të prezantuara ekskluzivisht në Klan Kosova, komunat të cilat dihen fituesit pa balotazh janë:
Në Drenas fiton Partia Demokratike e Kosovës, në Fushë Kosovë fiton Lidhja Demokratike e Kosovës, në Skenderaj fiton Bekim Jashari, në Ferizaj fiton Partia Demokratike e Kosovës, në Mitrovicë fiton pa balotazh Partia Demokratike e Kosovës, në Han të Elezit fiton pa balotazh Rufki Suma, në Shtime fiton Partia Demokratike e Kosovës, në Deçan fiton Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në Lipjan fiton Lidhja Demokratike e Kosvoës, në Junik fiton Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Suharekë fiton Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe në Pejë fiton Lidhja Demokratike e Kosovës.