Dragash, garë e ashpër në mes të këtyre dy partive

Aktuale

Dragash, garë e ashpër në mes të këtyre dy partive

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 20:26
Ilustrim

Ka filluar numërimi i votave edhe për Komunën e Dragashit, ku vërehet një garë tepër e ashpër në mes të Partisë Demokratike të Kosovës me kandidat, Shaban Shabanin dhe Behxhet Xheladinin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kur janë numëruar pothuajse 3 mijë vota, dallimi në mes kandidatit të PDK-së dhe LDK’së është tepër i ngusht.

Diferenca mes të parit dhe të dytit dallon në më pak se dhjetë vota.

Ndërkohë kandidatja e VV-së, Kaltrina Salihu, është dukshëm mbrapa më 500 vota.

Historikisht në këtë Komunë gara mes LDK-së dhe PDK’së ka qenë jashtëzakonisht e ashpër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat