(E plotësuar 21:44) - Skenderaj si duket në mandati ne ardhshëm do të qeverisët nga PDK.
Kur janë numëruar mbi 50 për qind e votave, kandidati i PDK-së, Fadil Nura vazhdon të prijë me mbi 58 për qind të votave.
Kurse Bekim Jashari ka marrë vetëm 37 për qind të votave.
***
KQZ ka filluar të publikojë rezultatet nëpër komunat e Kosovës.
Në komunën e Skenderajt, nga rezultatet e publikuara deri më tani, del që kandidati i PDK-së, Fadil Nura ka marr mbi 59% të votave, derisa Bekim Jashari mbi 39%.
Ndërkaq kandidati i tretë Sokol Halili ka marrë vetëm 1,22% të votave.
Ndryshe, KQZ është në plotësim të këtyre rezultateve./Bota sot
![Image](/media/botasot.info/images/2021/October/17/auto_Untitled1634495541.png)