Situata është e qetë te selia e Vetëvendosjes në Prizren.
Anëtarët e saj nuk pranuan prononcime, me arsyetimin se janë duke pranuar telefonata nga vëzhguesit nëpër qendrat e votimit.
Sipas tyre, nuk do të ketë deklarime njëherë.
Kryetari aktual i Komunës, Mytaher Haskuka, është parë në një kafene pranë selisë.