Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tani ka filluar të publikoj rezultatet zgjedhore në komunat e Kosovës.
Për momentin, në komunën e Malishevës po udhëheq kandidati i PDK-së, Isni Kilaj me 32.9%, ndërsa kandidati i Nismës, Ekrem Kastrati 32.0%, transmeton "Bota sot".
Ndërsa, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi ka vetëm 18%.
Malisheva njihet ndryshe si bastion i Nismës, të cilin momentalisht po e humbë.