(E plotësuar 21:55) - Bedri Hamza, kandidat për të parin e Komunës së Mitrovicës, ka marrë 54,77 për qind të votave nga 89,22% të numëruara nga KQZ’ja.
Pas tij radhitet kandidati i VV’së për Mitrovicën, Agim Bahtiri, me 33,65 për qind.
Armend Agolli, kandidati i LDK’së për Mitrovicën, është i treti me 11,58 për qind të votave.
Nga gjithsej 78,546 të votave, 70,077 janë përpunuar në Mitrovicë.
***
Në bazë të reaultateve të deritanishme në një përqindje të madhe, PDK-ja me kandidatin e saj Bedri Hamzën po prin në komunën e Mitrovicës.
Kryetari aktual, Agim Bahtiri ka marrë deri më tani 35% të votave, derisa Hamza ka mbi 53% të votave.
Ndërkaq kandidati i LDK-së ka marrë mbi 11% të votave.
KQZ vazhdimisht po përditëson rezultatet zgjedhore./Bota sot