Profesori Milazim Krasniqi, ka reaguar pas rezultatit në Komunën e Mitrovicës së Jugut, ku po prin Bedri Hamza i PDK-së.
Përmes një postimi në Facebook, i ka thënë se humbja e VV-së në këtë komunë dëshmon se lojërat e rrezikshme me incidente nuk pinë ujë në atë rajon, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se kjo është humbje e politikës së Kurti dhe jo e Bahtirit.
Postimi i plotë në Facebook:
Humbja e LVV në Mitrovicën e Jugut dëshmon se lojërat e rrezikshme me incidente nuk pinë ujë në atë rajon. Atje njerëzit e ndiejnë rrezikun më shumë se kushdo, sepse jetojnë në gojë të ujkut, si thuhet. Nuk është vetëm humbje e Agim Bahtirit. Definitivisht është humbje e politikës së Albin Kurtit.