Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar publikimin e rezultateve nëpër komunat e ndryshme që sot janë mbajtur zgjedhjet
Në komunën e Podujevës që aktualisht udhëhiqet nga Vetëvendosja, LDK-ja është në garë të ngushtë me këtë parti.
Kandidatët e tyre, Shpejtim Bulliqi e Ekrem Hyseni deri më tani kanë 44% të votave.
Si parti e tretë vjen PDK-ja me 6% të votave.
Ndërsa AAK-ja ka fituar deri më tani vetëm 3%./Bota sot
![Image](/media/botasot.info/images/2021/October/17/auto_podujeve1634498726.png)