(E plotësuar 21:46) - Në Junik është përmbyllur numërimi 100 për qind.
Sipas këtij rezultati të publikuar nga KQZ-ja, fitues del Agron Kuçi i AAK-së me 47.26 për qind, kurse i dyti është Ruzhdi Shehu i LDK-së me 37.87 për qind.
Pra në këtë komunë do të ketë balotazh, e që është befasi.
Befasi në Junik, kandidati i AAK-së ka nën 50% të votave
Janë numëruar afër 80% e votave në komunën e Junikut ku po prin kandidati i AAK-së, Agron Kuçi, me 48.69% të votave.
Kandidati i LDK-së, Ruzhdi Shehu, ka 37.77% apo 661 vota ndërsa kandidati i VV-së, Besart Tofaj, ka 10.97% apo 192 vota.
Befasia në këtë rezultat qëndron në faktin se Juniku është bastion i AAK-së.
Ndërsa kryetari aktual, Agron Kuçi, udhëheqë me komunën që prej vitit 2009.