Ambasada e Shteteve të Bashkura të Amerikës ka dalur me reagim në lidhje me procesin e zgjedhjeve lokale të mbajtura sot.
Në reagimin e tyre thuhet se është inkurajues se si kosovarët duke votuar po demostrojnë zërin e tyre përmes kutive të votimit.
Po ashtu kanë kërkuar që të gjithë të kenë kujdes përballë pandemisë dhe të festohet në shtëpi.
“I Ngarkuari me Punë Giacobbe: Inkurajues të shohim kosovarët #të votojnë, duke demonstruar zërat e tyre përmes kutive të votimit-një fitore tjetër për demokracinë e re dhe të lulëzuar të Kosovës. Ne duhet të qëndrojmë vigjilentë përballë pandemisë: të respektojmë shtetrrethimin dhe të festojmë me familjen në shtëpi. #BëniPjesën tuaj #DelokracitëDelivers”, thuhet në reagim.