Kandidati për LDK për Komunën e Istogut, Ilir Ferati, po prin me 41 për qind të votave, në rezultatet e zgjedhjeve lokale të mbajtura sot në Kosovë.
Pas këtij rezultati ka reaguar vetë Ferati.
Ai ka publikuar në Facebook një fotografi me simpatizantë të LDK-së, duke thënë se Istogu është i kësaj partie.
"Istogu i LDK-së", ka shkruar Ferati në Faebook.