Adil Behramaj, ish-këshilltar i Hashim Thaçit është tallur pas humbjes së Agim Bahtirit në Komunën e Mitrovicës.
Ai ka thënë se kandidati i PDK-së Bedri Hamza, ishte në garë me Albin Kurtin dhe ministrat e tij, e jo vetëm me Agim Bahtirin, përcjell Bota sot.
Por, sipas tij, Kurtit dhe Bahtirit demagogjia dhe populizmi i 14 shkurtit nuk po u funksionojnë më.
Behramaj e ka quajtur madhështor rikthimin e PDK-së në këtë komunë.
Postimi i tij në Facebook:
Bedri Hamza nuk ishte në garë me Agim Bahtirin, por me Albin Kurtin dhe krejt ministrat e tij, Glauk Konjufcën dhe krejt deputetët e Vetëvendosjes, Vjosa Osmanin dhe krejt çunakët e saj.
Fitorja e tij në Mitrovicë është madhështore!
Agim Bahtiri nga sot është kryetari i vetëm në historinë e institucioneve që zgjedhjet i humbi pa hyrë as në balotazh.
Balona politike e 14 shkurtit, shpërtheu. Demagogjia dhe populizmi më nuk po u funksionojnë.
Shteti i Kosovës së shpejti nuk do të jetë më eksperiment në duar të praktikantëve dhe manipuluesve.
Ishte një ngritje e nevojshme e tyre për rënien e domosdoshme.
Urime, suksese...