NISMA e ka shpallur fitoren në Malishevë me kandidatin, Ekrem Kastratin.
Kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj ka thënë se zot shtëpie në Malishevë është NISMA.
“Zot shtëpie në Malishevë është NISMA e jo e atyre që i kanë shefat kullera në Prishtinë. Malisheva është fole e UÇK-së në Kosovë”, ka thënë Limaj.
Ndryshe NISMA nuk ka patur asnjë mundësi tjetër për arritje të ndonjë rezultati në komunat e tjera, ndërsa e vetmja mundësi e tyre edhe këtë herë ishte Malisheva.