Bekim Jashari nuk e pranon rezultatin e zgjedhjeve në Skenderaj, zbulon manipulimet e PDK-së në këtë komunë

Aktuale

Bekim Jashari nuk e pranon rezultatin e zgjedhjeve në Skenderaj, zbulon manipulimet e PDK-së në këtë komunë

Nga: A.M Më: 17 tetor 2021 Në ora: 23:23
Bekim Jashari

Kryetari aktual i Skënderajt, Bekim Jashari ka reaguar pas rezultateve të fundit në këtë komunë.

Jashari raportoi për disa parregullsi të mëdha si blerje votash, shantazhe e presion tek votuesit. Këto i bazoi edhe në mospërputhjen e sondazheve dhe mbështetjes së qytetarëve me rezultatin zgjedhor të KQZ-së.

“Idealit dhe Drenicës duket se me manipulime, blerje votash iu vjedh fitorja dhe e ardhmja nga ata që janë pasuruar duke vjedhur Kosovën.

Pas mbledhjes së fakteve të shumta për manipulime do të kërkojmë drejtësi për manipulimet e bëra në këto zgjedhje në Skenderaj”, shkroi Jashari në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Të nderuar qytetarë,

Mbështetja juaj në çdo takim, sondazhet e Exit Polleve në njërën anë dhe rezultati zgjedhor sipas KQZ-së, është me mospërputhje të mëdha.

Gjatë ditës kemi raportuar për parregullsi të mëdha si blerje votash, shantazhe e presion tek votuesit.

Nga vëzhguesit tonë në vendvotime deri me tani janë raportuar për raste të fletëvotimeve të pa vulosura në rreth 11 Qendra të Votimit, situatë kjo e cila dëshmon për ekzistencën e blerjes se votës me sistemin e njohur si "treni bullgar".

Po ashtu mungesa e komisionerëve nga subjekti jonë politik ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë votën tonë.

Idealit dhe Drenicës duket se me manipulime, blerje votash iu vjedh fitorja dhe e ardhmja nga ata që janë pasuruar duke vjedhur Kosovën.

Pas mbledhjes së fakteve të shumta për manipulime do të kërkojmë drejtësi për manipulimet e bëra në këto zgjedhje në Skenderaj.

Ne do të presim numrin e votës se fundit për të dalur me njoftimin e ri.

I juaji çdo herë Bekim Jashari!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat