Partia Demokratike e Kosovës ka fituar në raundin e parë në komunën e Skenderajt.
Kandidati i saj Fadil Nura, pas numërimit të votave, ka fituar 58,42% apo 10.532 vota, duke lënë pas kandidatin e pavarur Bekim Jashari me 40,00% apo 7.212 vota, përcjell Bota sot.
Ndërkaq, Sokol Halitii nga IQS, ka fituar vetëm 1,58% apo 284 vota.
Jashari nuk ka pranuar rezultatin, duke akuzuar PDK-në për manipulime dhe vjedhje votash.
“Idealit dhe Drenicës duket se me manipulime, blerje votash iu vjedh fitorja dhe e ardhmja nga ata që janë pasuruar duke vjedhur Kosovën.
Pas mbledhjes së fakteve të shumta për manipulime do të kërkojmë drejtësi për manipulimet e bëra në këto zgjedhje në Skenderaj”, ka shkruar Jashari në Facebook./BS