Kastriot Berisha, kandidat i AAK-së për Malishevën ishte bërë viral gjatë kësaj fushate zgjedhore.
Atë e kishte bërë të njohur një deklaratë në një debat televiziv ku thoshte se në kohë të lirë lexon lektyra.
E Berisha, në bazë të rezultateve të publikuara nga KQZ ka marrë 917 vota në Malishevë, apo thënë më mirë në përqindje, 4.30%.
Malisheva do të jetë njëra ndër komunat që shkon në balotazh pasi që atje Ekrem Kastrati i Nismës si i pari ka marrë 34.30 për qind të votave