(E plotësuar 10:18) - Në uebfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka përfunduar numërimi i votave për komunën e Drenasit.
Sipas këtyre rezultateve, Drenasi shkon në balotazh.
Pas një muaji, Ramiz Lladrovci i PDK-së dhe Driton Ajazi i DD-së do të përballen edhe një herë për tu ulur në karrigen e kryetarit të kësaj komune.
Lladrovci prinë me 45,62 për qind, ndërsa Ajazi 30,74 %. Kryetari aktual, Ramiz Lladrovci ka 3 mijë e 305 vota më shumë se Ajazi.
***
Ka përfunduar numërimi i votave edhe në komunën e Drenasit.
Atje, Ramiz Lladrovci i PDK-së nuk ka arritur që ta sigurojë fitoren në raund të parë pasi që ka marrë 45.62 përqind të votave.
I dyti është radhitur Driton Ajazi me 30.74 për qind të votave.
Fejzi Kiqina i VV-së ka marrë 16.9 për qind.