Mitrovica i shpëton balotazhit, përkrahësit e PDK-së mbrëmë festuan deri vonë

Aktuale

Mitrovica i shpëton balotazhit, përkrahësit e PDK-së mbrëmë festuan deri vonë

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 08:05
Foto ilustrim

76.885 vota apo 78.546 % të votave janë numëruar deri më tani në Mitrovicë, sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Bedri Hamza i PDK-së po prin me 53,98% derisa pasohet nga Agim Bahtiri i Vetëvendosjes me 34,28 %.

Mediat kanë raportuar se ka pasë festë në Mitrovicë ku përkrahësit e PDK-së festuan edhe pas orës 22:00, duke mos e respektuar masën e orës policore.

Kjo komunë i ka shpëtuar balotazhit, pasi sipas rezultateve Hamza e ka fituar garën që në rundin e parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat