Komisioni Qendror Zgjedhor ka përfunduar numërimin e votave në kuadër të Komunës së Kamenicës.
Kësisoj nga 100% e votave të numëruara deri tani del se kjo komunë do t’i hyjë balotazhit.
Drejt këtij balotazhit do të jenë dy kandidatët: Qëndron Kastrati nga PSD si dhe Kadri Rahimaj nga Lëvizja Vetëvendosje.
Kastrati ka grumbulluar 32.69% të votave, ndërsa Kadri Rahimaj 30.37% të votave.
Duhet përkujtuar që në mandatin e fundit kjo komunë është drejtuar nga Qëndron Kastrati.