Boiken Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka treguar komunat në të cilat do të shkojë në balotazh në raundin e dytë.
Ai ka thënë se VV-ja do të jetë në garë në 12 komuna, përcjell Bota sot..
Abazi ka kujtuar se VV-ja në zgjedhjet e vitit 2017, kishte fituar 3 komuna në raundin e dytë.
Reagimi i tij në Facebook:
Lëvizja VETËVENDOSJE! (LVV) shkon në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale 2021 në Kosovë me balotazh për kryetar komune në:
1. Prishtinë
2. Prizren
3. Besianë/Podujevë
4. Gjilan
5. Gjakovë
6. Shtime
7. Dardanë/Kamenicë
8. Viti
9. Kaçanik
10. Kastriot/Obiliq
Dhe është në garë të ngushtë për të hyrë në balotazh në:
11. Fushë Kosovë
12. Rahovec
Në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2017, Lëvizja VETËVENDOSJE! hyri në balotazh në raundin e dytë të zgjedhjeve në 7 komuna, dhe fitoi në fund 3 komuna: Prishtinë, Prizren dhe Dardanë/Kamenicë.
Sakaq, Kosova është për t'u përgëzuar sot për menaxhimin e zgjedhjeve dhe për nxjerrjen e një pjese të konsiderueshme të rezultateve paraprake zgjedhore brenda një afati shumë të shkurtër kohor.