Analisti politik, Krenar Shala ka reaguar pas rezultatit zgjedhor në Kosovë.
Ai përmes një postimi në facebook, ka bërë një krahasim me zgjedhjet lokale të viti 2017 dhe zgjedhejve që dje u mbajtën në Kosovë.
Shala pyet se nuk mund të thuhet se ka humbur LVV-ja në këto zgjedhje, pasi që, i ka dy komuna dhe pritjet janë që të tregishoj rezultatin në balotazh.
Ndërsa shton se as LDK-ja nuk ka fituar pasi për dallim nga zgjedhjet e kaluara lokale, numri i komunave që do t’i fitojë është i njëjtë.
Reagimi i plotë:
VV-ja më 2013 e fitoi Prishtinën, por në rang kombtarë i kishte 12%, pra e treta pas PDK-së dhe LDK-së.
AAK-ja më 2017 i fitoi 7 komuna, por i kishte 10% në rang kombtarë.
LDK-ja më 2017 fitoi më së shumti komuna, pra 8 gjithsejt, por doli e treta në rang kombtarë (pas koalicionit PAN dhe VV-së).
Pra, nuk krasohen rezultatet e zgjedhjeve lokale me ato parlamentare, apo mollat me dardha.
Rezultatet e zgjedhjeve lokale krahasohen vetëm me ato të njejtat në zgjedhjet paraprake. Dhe ktu nuk pe shoh se qysh ka humbë VV-ja në këto zgjedhje kur kemi parasysh faktin që VV-ja i ka dy komuna dhe tash pritjet jonë që ta trefishoj rezultatin.
Njejtë nuk mund të konstatojmë që LDK-ja është fituese sepse për dallim me zgjedhjet e kaluara lokale, numri i komunave që do t'i fitoj kjo parti pritet të jetë i njejtë.
P.S. Gara ende nuk ka përfundu. Shumë komuna shkojnë në balotazh.