Njohësi i çështjeve politike Binak Maxharraj, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në komunën e Prishtinës.
Ai ka thënë se kryetari i deritanishëm Shpend Ahmeti, ka ndikuar në zbehjen e rezultatit të kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje Arben Vitia, përcjell Bota sot.
Profesori ka akuzuar Ahmetin për afera korruptive dhe keqqeverisje, duke thënë se ato ndikuan në rezultatin aktual për kryeqytetin.
Në balotazh do të shkojnë Arben Vitia i VV-së dhe Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Reagimi i Maxharrajt në Facebook:
Prishtina në balotazh....
Shpend Ahmeti me skandalet dhe aferat e tij korruptive në qeverisjen e Prishtinës ndikoi në zbehjen e rezultatit të kandidatit të LVV-së.
Sipas rezultateve preliminare jo të plota si për çudi Prishtina shkon në balotazh midis LVV-LDK.
Kandidati i LVV Arben Vitia doli i pari me 42,32% të votave, kurse kandidati i LDK Përparim Rama i dyti me 29,24% të votave.
Dallimi midis tyre është bukur i madh me mbi 13% te votave që është shumë dmth për garën në raundin e dytë.
Kandidati i LVV ishte një njeri me kredibilitet të duhur për këtë kandidaturë.
Sipas mendimit tim, se Arben Vitia nuk mori vota të mjaftueshme në raundin e parë duhet fajësuar kryesisht Shpend Ahmetin, kryetarin e deritashëm të Prishtinës, dikur i LVV-së dhe se fundit i PSD-së, i cili karakterizohet me shumë skandale dhe afera korruptive, me qeverisje te keqe që la një shije të keqe se nuk duhet të qeveriset me kryeqytetin.
Por mbetet për te shpresuar së në balotazh LVV-në me Arben Vitinë, do ta fitojë Prishtinën bindshëm.