Garë e ngushtë edhe në Podujevë mes VV-së dhe LDK-së

Aktuale

Garë e ngushtë edhe në Podujevë mes VV-së dhe LDK-së

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 09:09
Ekrem Hyseni e Shpejtim Bulliqi

Garë e ngushtë po zhvillohet edhe në Komunën e Podujevës.

Pak vota po bëjnë diferencën mes kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ekrem Hyseni dhe atij të Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi.

Sipas rezultateve të deritanishme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ekrem Hyseni është renditur i pari për më së shumti vota. Ai ka 16.451 mijë vota apo 44,30 përqind. Ndërsa, Shpejtim Bulliqi ka 16 mijë e 338 vota apo 44.00%.

Të dy këta lënë larg kandidaten e PDK-së për kryetare në këtë komunë, Floretë Fejzullahu. Ajo mori vetëm 6,52 përqind të votave.

Rezultatet:

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat