Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka reaguar pasi në zgjedhjet e ditës së djeshme nuk arriti që të fitojë Obiliqin pa balotazh.
Ky qytet do të shkojë në balotazh me LVV-në e cila ka dal e dyta me 20 për qind të votave.
Gashi i cili mori 48.25 përqind të votave, ka falendëruar qytetarët e Obiliqit për mbështetjën që ia kanë dhënë atij.
Ai shkruan në facebook se, do të jenë përsëri bashkë.
Postimi i plotë:
Bashkëqytetarë të nderuar,
Me lejoni të ju falënderoj për një proces të rregulltë zgjedhor e demokratik.
Falënderoj gjitha strukturat e Iniciativës Qytetare për Obiliq, mbështetësit dhe qytetarët e Obiliqit, për mobilizimin dhe përkrahjen e dhënë!
Do të jemi #bashkë ashtu siç kemi qenë gjithmonë drejtë zhvillimit të qytetit të Obiliqit! Jemi #bashkë dhe jemi të parët për Obiliqin!
Xhafer Gashi