Podujeva në balotazh, kjo është diferenca e votave në mes të Hysenit dhe Bulliqit

Aktuale

Podujeva në balotazh, kjo është diferenca e votave në mes të Hysenit dhe Bulliqit

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 10:07
Ilustrim

Podujeva është në mesin e 21 komunave që do të shkojë në ballotazh.

Kjo pasi që as kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës Ekrem Hyseni dhe as ai i Lëvizjes Vetëvendosje Shpejtim Bulliqi, nuk arritën të përfundojnë në raundin e parë garën.

Në epërsi është LDK me 16 mijë e 458 vota apo 44.30 % të votave.

Ndërkaq Vetëvendosje ka marrë 16 mijë e 338 vota apo 44.00 % të votave.

Diferenca mes tyre është 113.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat