“Beteja nuk ka përfunduar”, reagon Bulliqi: Llapi nuk ka kohë për kthim prapa

Aktuale

“Beteja nuk ka përfunduar”, reagon Bulliqi: Llapi nuk ka kohë për kthim prapa

Nga: G.B Më: 18 tetor 2021 Në ora: 11:48
Shpejtim Bulliqi

Kandidati i VV-së për Komunën e Podujevës, njëherësh dhe kryetari aktual i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve lokale të mbajtura dje në Kosovë.

Derisa ka falënderuar votuesit, ai ka thënë se beteja nuk ka përfunduar dhe se me zemrën plot vullnet do të vazhdojnë për ta fituar atë, përcjell Bota sot.

Bulliqi ka shkruar se Llapi nuk ka kohë për kthim prapa.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë, pas procesit të djeshëm zgjedhor, i cili u përcoll me një proces mjaft demokratik dhe pjesëmarrje të kënaqshme qytetare.

Dëshiroj t'ju falënderoj dhe të shpreh mirënjohje të thellë për secilën votë që keni besuar për mua dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE! në Podujevë në këto zgjedhje lokale. Po ashtu, shpreh mirënjohje e falënderim për secilin kontribut e angazhim të secilit qytetar, aktivist, anëtar e mbështetës të Lëvizjes që punuan pareshtur për këtë rezultat.

Beteja nuk ka përfunduar, ne vazhdojmë me zemër plot vullnet për të fituar këtë betejë. Llapi nuk ka kohë për kthim prapa, e ardhmja jonë është e përbashkët.

Bashkë do të fitojmë!

Bashkë do të qeverisim!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat