Kryetari aktual i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka fituar votat për një mandat tjetër në këtë komunë.
Ahmeti në zgjedhjet lokale të 17 tetorit ka fituar me 14 mijë e 412 vota, apo 56.45%.
Pas fitores, Ahmeti është pritur me lule e urime nga zyrtarët e komunës.
Ai këtë komunë do ta udhëheq edhe për katër vitet e ardhshme.