Këta janë deputetët e rinj në Kuvendin e Kosovës

Aktuale

Këta janë deputetët e rinj në Kuvendin e Kosovës

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 12:45
Rashit Qalaj, Isak Shabani

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Rashit Qalaj, do ta zëvendësoj Bedri Hamzën në Kuvendin e Kosovës.

Qalaj ka qenë Drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Ngjashëm do të bëhet zëvendësimi edhe për deputetin Fadil Nura, i cili pritet ta udhëheqë komunën e Skenderajt pas rezultateve në zgjedhjet komunale të 17 tetorit.

Nurën në Kuvendin e Kosovës do ta zëvendësojë Isak Shabani i cili në zgjedhjet nacionale mbante numrin 34 dhe vjen nga Podujeva.

Shabani i njohur me nofkën “Caka” është i mbijetuar i masakrës së Dubravës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat