Kandidati i PDK-së për Prizrenin, Shaqir Totaj ka shkuar në balotazh me kandidatin e Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka, i cili është edhe kryetar aktual i kësaj komune.
Sot, Totaj ka reaguar përmes një postimi në Facebook duke falenderuar të gjithë mërgimtarët që erdhën për ta votuar.
“Me ju e shumë të tjerë që udhëtuan nga Europa jemi më të forte”, shkruan Totaj.
Postimi i plotë:
Një falënderim për djelmoshat që erdhën nga diaspora, Hungaria, Austria e vende tjera për ta ndërprerë degradimin në Prizren!
Me ju e shumë të tjerë që udhëtuan nga Europa jemi më të fortë.
#BashkëPërPrizrenin