Pas numërimit të votave preleminare në Ferizaj, nga ku kryetari aktual Agim Aliu ka fituar bindshëm me 62,53%, ka reaguar kandidatja e LDK për kryetare të Ferizajt Sibel Halimit e cila ka marr vetëm 9.36% të votave.
Në një status në facebook, zonja Halimi falenderon qytetarët, aktivistët për punën e palodhur, duke premtuar se sdo ndalet për të mirën e Ferizajt.
Ky është statusi i saj i plotë:
Jashtëzakonisht e lumtur që e gjithë fushata dhe dita e zgjedhjeve shkoi ashtu siç e meriton Ferizaj!
Unë do të vazhdojë të jap kontributin tim kudo që jam gjithmonë në të mirë të vlerave njerëzore e fuqizimit të grave, pavarësisht epilogut përfundimtar. Kemi shumë për të bërë së bashku!
Politika ende vazhdon të jetë sfidë për gratë, por vetëm duke u sfiduar, ia dalim, sepse Ferizaj e Kosova meriton të jetë një vend modern dhe i emancipuar.
Falënderojë të gjithë aktivistët e veprimtarët që më qëndruan pranë përgjatë gjithë këtyre muajve! Ndërsa, fituesit përkushtim më të madhë tek nevojat elementare të qytetarëve të Ferizaj!", përfundon stuatusin e saj zonja Halimi.Të kujtojmë se dy kandiatët tjerë në garë Valon Ramadani 25,94% dhe
Arben Halili 2,17%,gjithashtu kanë rpanuar rezultatin duke i uruar kryetarit Aliu suksese.