VV-ja nuk e fitoi asnjë komunë pa balotazh, deklarohet Albin Kurti

Aktuale

VV-ja nuk e fitoi asnjë komunë pa balotazh, deklarohet Albin Kurti

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 14:00

(E plotësuar 14:15) - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti tha se Kosova ka mbajtur zgjedhjet lokale të cilat të lira, demokratike dhe fer.

Një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale, Kurti shtoi se është i kënaqur rezultatin e arritur.

“I kënaqur që të shoh kaq shumë kandidatë tonë në balotazh, kjo është një shans që të vazhdojmë të flasim e të diskutojmë me qytetarët e Kosovës se si t’i mbrojmë e avancojmë të arriturat e këtij gjysmë viti të qeverisjes së mirë dhe se si t’i zgjerojmë mundësitë dhe të shtojmë kujdesin për të gjithë”.

“Ndryshimi i bërë realitet në rrafshin qytetar, nuk është vetëm plane, por nënkupton plane aktuale, plane që mund të realizohen. Jam i etur të bashkëpunoj me secilën komunë që vlera tona të përbashkëta të arrijnë në çdo shtëpi. Do të qëndroj pranë çdo kryetari komune që dëshiron të bëjë reforma. Urime të gjithë kandidatëve”.

Ai tregon se nga sot do t’i takojë të gjithë kandidatët e LVV-së që janë në balotazh.

“Kjo është një festë e madhe e demokracisë. Kandidatët e Vetëvendosjes do të jenë të angazhuar në të gjithë territorin në ditët në vijim. Qysh sonte do të takohem me kandidatët e Vetëvendosjes që janë në balotazh dhe do të bëjmë planet tona se si të ecim më tej”.

Kurti u shpreh i bindur se kandidati i VV-së, Arben Vitia do të jetë kryetar i kryeqytetit më 15 nëntor.

“Arben Vitia është në garë për Prishtinën ku prin qartazi dhe jo vetëm shpresoj por besoj që ai do të jetë kryetar i kryeqytetit dhe me datën 15 nëntor do ta marr detyrën aty ku kanë thënë qytetarët e kryeqytetit”.

Kurti tha se arsyeja e humbjes së Agim Bahtirit mund të jetë edhe mosndihmesa e mjaftueshme e partisë për të.

“Kam pritur rezultat tjetër në Mitrovicë, edhe këtë do ta analizojmë, mbase nuk e kemi ndihmuar mjaftueshëm kandidatin tonë Agim Bahtiri të cilin e falënderoj përzemërsisht për kontributin dhe gjithashtu për besnikërinë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe për korrektësinë e tij në raport me mua si kryetar dhe kryeministër”, tha Kurti.

Nga rezultatet e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) del se, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka fituar asnjë komunë në raundin e parë, por do të shkojë në balotazh në 12 komuna në nivel vendi.

Kurti i kënaqur me rezultatin e VV-së në zgjedhjet lokale

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shprehur tejet i kënaqur me rezultatin e partisë së tij në zgjedhjet lokale të mbajtura dje.

Vetëvendosje nuk e fitoi asnjë komunë pa balotazh, ndërsa është në garë për 12 komuna.

“Si kryetar i VV-së jam i kënaqur që shoh kaq kandidat në balotazh, siç jam i kënaqur që po shoh kaq shumë asamblistë në tërë Kosovën. Do të punojmë për qytetarët, do të shohim sesi të zgjerojmë mundësitë që të shtojmë kujdesin ndaj qytetarëve. Ndryshimi i bërë realitet në rrafshin qytetar, nuk është vetëm plane, por nënkupton plane aktuale, plane që mund të realizohen. Jam i etur të bashkëpunoj me secilën komunë që vlera tona të përbashkëta të arrijnë në çdo shtëpi. Do të qëndroj pranë çdo kryetari komune që dëshiron të bëjë reforma. Urime të gjithë kandidatëve. Kjo është një festë e madhe e demokracisë. Kandidatët e Vetëvendosjes do të jenë të angazhuar në të gjithë territorin në ditët në vijim. Qysh sonte do të takohem me kandidatët e Vetëvendosjes që janë në balotazh dhe do të bëjmë planet tona se si të ecim më tej”, ka thënë Kurti.

E si kryeministër, Kurti u shpreh tejet krenar se si u zhvilluan këto zgjedhje.

Dje u mbajtën zgjedhjet lokale, ato ishin të lira, demokratike dhe fer, pa ndonjë incident. Të gjitha ankesat do të trajtohen nga organet përkatëse. Si kryeministër, jam fort krenar që kishim miq evropian që vëzhguan demokracinë tonë, që mund të shërbejë si vend shembull në rajon dhe jo vetëm”, përfundoi ai.

***

Dje janë mbajtur zgjedhjet lokale në Kosovë.

Tashmë në shumicën e komunave janë numëruar edhe të gjitha votat.

Shumë prej komunave kanë shkuar në balotazh.

Për rezultatin e zgjedhjeve, lideri i VV-së po mban konferencë për media.

(E plotësuar 14:15) - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti tha se Kosova ka mbajtur zgjedhjet lokale të cilat të lira, demokratike dhe fer.

Një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale, Kurti shtoi se është i kënaqur rezultatin e arritur.

“I kënaqur që të shoh kaq shumë kandidatë tonë në balotazh, kjo është një shans që të vazhdojmë të flasim e të diskutojmë me qytetarët e Kosovës se si t’i mbrojmë e avancojmë të arriturat e këtij gjysmë viti të qeverisjes së mirë dhe se si t’i zgjerojmë mundësitë dhe të shtojmë kujdesin për të gjithë”.

“Ndryshimi i bërë realitet në rrafshin qytetar, nuk është vetëm plane, por nënkupton plane aktuale, plane që mund të realizohen. Jam i etur të bashkëpunoj me secilën komunë që vlera tona të përbashkëta të arrijnë në çdo shtëpi. Do të qëndroj pranë çdo kryetari komune që dëshiron të bëjë reforma. Urime të gjithë kandidatëve”.

Ai tregon se nga sot do t’i takoj të gjithë kandidatët e LVV-së që janë në balotazh.

“Kjo është një festë e madhe e demokracisë. Kandidatët e Vetëvendosjes do të jenë të angazhuar në të gjithë territorin në ditët në vijim. Qysh sonte do të takohem me kandidatët e Vetëvendosjes që janë në balotazh dhe do të bëjmë planet tona se si të ecim më tej”.

Kurti u shpreh i bindur se kandidati i VV-së, Arben Vitia do të jetë kryetar i kryeqytetit më 15 nëntor.

“Arben Vitia është në garë për Prishtinën ku prin qartazi dhe jo vetëm shpresoj por besoj që ai do të jetë kryetar i kryeqytetit dhe me datën 15 nëntor do ta marr detyrën aty ku kanë thënë qytetarët e kryeqytetit”.

Kurti tha se arsyeja e humbjes së Agim Bahtirit mund të jetë edhe mosndihmesa e mjaftueshme e partisë për të.

“Kam pritur rezultat tjetër në Mitrovicë, edhe këtë do ta analizojmë, mbase nuk e kemi ndihmuar mjaftueshëm kandidatin tonë Agim Bahtiri të cilin e falënderoj përzemërsisht për kontributin dhe gjithashtu për besnikërinë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe për korrektësinë e tij në raport me mua si kryetar dhe kryeministër”, tha Kurti.

Nga rezultatet e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) del se, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka fituar asnjë komunë në raundin e parë, por do të shkojë në balotazh në 12 komuna në nivel vendi.

***

 

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shprehur tejet i kënaqur me rezultatin e partisë së tij në zgjedhjet lokale të mbajtura dje.

Vetëvendosje nuk e fitoi asnjë komunë pa balotazh, ndërsa është në garë për 12 komuna.

“Si kryetar i VV-së jam i kënaqur që shoh kaq kandidat në balotazh, siç jam i kënaqur që po shoh kaq shumë asamblistë në tërë Kosovën. Do të punojmë për qytetarët, do të shohim sesi të zgjerojmë mundësitë që të shtojmë kujdesin ndaj qytetarëve. Ndryshimi i bërë realitet në rrafshin qytetar, nuk është vetëm plane, por nënkupton plane aktuale, plane që mund të realizohen. Jam i etur të bashkëpunoj me secilën komunë që vlera tona të përbashkëta të arrijnë në çdo shtëpi. Do të qëndroj pranë çdo kryetari komune që dëshiron të bëjë reforma. Urime të gjithë kandidatëve. Kjo është një festë e madhe e demokracisë. Kandidatët e Vetëvendosjes do të jenë të angazhuar në të gjithë territorin në ditët në vijim. Qysh sonte do të takohem me kandidatët e Vetëvendosjes që janë në balotazh dhe do të bëjmë planet tona se si të ecim më tej”, ka thënë Kurti.

E si kryeministër, Kurti u shpreh tejet krenar se si u zhvilluan këto zgjedhje.

“Dje u mbajtën zgjedhjet lokale, ato ishin të lira, demokratike dhe fer, pa ndonjë incident. Të gjitha ankesat do të trajtohen nga organet përkatëse. Si kryeministër, jam fort krenar që kishim miq evropian që vëzhguan demokracinë tonë, që mund të shërbejë si vend shembull në rajon dhe jo vetëm”, përfundoi ai.

***

Dje janë mbajtur zgjedhjet lokale në Kosovë.

Tashmë në shumicën e komunave janë numëruar edhe të gjitha votat.

Shumë prej komunave kanë shkuar në balotazh.

Për rezultatin e zgjedhjeve, lideri i VV-së po mban konferencë për media.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat