Rron Gjinovci: VV-ja është përgjysmuar, ja çka ndodhi me partitë tjera

Aktuale

Rron Gjinovci: VV-ja është përgjysmuar, ja çka ndodhi me partitë tjera

Nga: A.ZH Më: 18 tetor 2021 Në ora: 15:41
Rron Gjinovci

Aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve lokale, të mbajtura dje në Kosovë.

Sipas tij, të gjitha partitë, kanë ruajtur nivelin e votave të 14 shkurtit të këtij viti, përcjell Bota sot.

Por, siç ka thënë Gjinovci, Lëvizja Vetëvendosje është përgjysmuar.

“Pak a shumë si sasi votash, të gjitha partitë e kanë rujt nivelin e 14 shkurtit, ose edhe janë rritë kapak. VV është përgjysmu”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Në zgjedhjet parlamentare në shkurt, VV-ja ka marrë 48,17% apo 374 mijë e 913 vota, ndërsa në zgjedhjet komunale, ajo nuk e ka fituar asnjë komunë. Garën do ta vazhdojë në 12 komuna në balotazhe./BS

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat