Numërohen 95% e votave në Gjakovës, kjo është diferenca mes Gjinit dhe Kusari-Lilës

Aktuale

Numërohen 95% e votave në Gjakovës, kjo është diferenca mes Gjinit dhe Kusari-Lilës

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 15:59
Ardian Gjini, Mimoza Kusari-Lila

Janë numëruar 95% e votave të rregullta në Komunën e Gjakovës.

Në këtë komunë gara e balotazhit do të zhvillohet mes Ardian Gjinit të AAK-së dhe Mimoza Kusarit të LVV-së.

Kryetari aktual i Gjakovës do të futet i pari në balotazh me 46% të votave të fituara, derisa Mimoza Kusari ka marrë 37% të votave.

Rezultat mjaft pozitiv në Gjakovë ka pasur edhe kandidati i PSHDK-së, Ferdinand Kola, duke i lënë pas kandidatët e LDK-së ,PDK-së e Nismës.

Në garën për Kuvend Komunal, AAK ka marrë më së shumti vota (29.88%) e pasur nga LVV (29.12%), derisa e treta është PDK me 12.93%.

LDK në garën për Kuvend Komunal ka marrë 11.55% të votave, PSHDK – 10.83, derisa NISMA ka arritur të marrë 3.75% të votave.

Pjesëmarrja në zgjedhje e qytetarëve të Gjakovës ishte 36,75 % apo 41 mijë e 538 qytetarë nga 113 mijë e 165 sa kishin të drejtë vote.

Image
Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat