Ish-deputetje e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Melihate Tërmkolli ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve lokale.
Ajo befasoi me deklaratën e saj, pasi parashikoi mbajtje të zgjedhjeve parlamentare, nëse Lëvizja Vetëvendosje pas balotazhit humb në Prishtinë dhe Prizren, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Njëherë, edhe mundesh, por pastaj s'mundesh!
Nëse Albin Kurti me VV-në, në balotazh humbin në Prishtinë dhe Prizren, del se zgjedhjet nacionale bëhen të pashmangshme në pranverë!
#MT