Në Skenderaj, Podujevë, Lipjan, Gjilan dhe Kaçanik po numërohen votat e fundit të zgjedhjeve të mbajtura dje.
Në Skenderaj, janë numëruar 98,67%) e votave, ku po vazhdon të prijë kandidati i PDK-së Fadil Nura me 57,99%. Pas tij është kandidati i pavaur Bekim Jashari me 40,64% të votave, përcjell Bota sot.
Në Podujevë, janë numëruar 99,05% e votave dhe po zhvillohet garë e ashpër mes kandidatit të LDK-së Ekrem Hysenit dhe atij të LVV-së Shpejtim Bulliqi. Hyseni ka marrë 44,30% të votave, ndërsa Bulliqi 44,00%.
Në Lipjan janë numëruar mbi 95% të votave, ku ka fituar Imri Ahmeti i LDK-së me 56,45% të votave.
Pas tij renditet Adnan Rrustemi i VV-së me 22,96%, përcjell Bota sot.
Në Gjilan, garë e ashpër po zhvillohet mes LVV-së dhe LDK-së. Deri tani janë numëruar 96,83% e votave. Alban Hyseni nga LVV-ja kryeson me 44,50% të votave, pasuar nga Lutfi Haziri me 43,88%.
Ndërsa në Kaçanik, deri tani janë numëruar 97,83% e votave. Aty kryeson PDK-ja me Besim Ilazin me 44,75% të votave, i ndjekur nga Jeton Raka i VV-së me 33,18%./Botasot