Borrell informon ministrat e BE-së për situatën në veri të Kosovës, kjo është thirrja e tij për Kurtin dhe Vuçiqin

Aktuale

Borrell informon ministrat e BE-së për situatën në veri të Kosovës, kjo është thirrja e tij për Kurtin dhe Vuçiqin

Nga: A.M Më: 18 tetor 2021 Në ora: 19:49
Josep Borrell

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell u bëri thirrje Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që të "kthehen në një situatë në të cilën është e mundur të vazhdohet dialogu në Bruksel", raporton Tanjug, përcjell “Bota sot”.

“Ne kishim një situatë shumë të vështirë në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Kam biseduar edhe me Presidentin Vuçiq dhe Kryeministrin Kurti", tha Borrell.

Ai ne takimin me ministrant e BE-së shtoi se ngjarjet e fundit dhe marrëveshja e 13 shtatorit treguan se dialogu i ndërmjetësuar nga BE është e vetmja rrugë përpara.

Sot, Borrell kryesoi Këshillin e BE-së, ku informoi ministrat e jashtëm të shteteve anëtare për zhvillimet në vendkalimet në veri të Kosovës, si dhe bisedimet që pati me udhëheqësit rajonal në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Brdo dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB –së në Nju Jork./BS

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat