Ferit Idrizi nga radhët e PDK-së do të jetë në raundin e dytë të zgjedhjeve për komunën e Vushtrrisë.
Ai në zgjedhjet e djeshme u rendit i pari me 34.89 për qind, dhe në këtë mënyrë më 14 nëntor do të përballet me kryetarin aktual nga radhët e LDK-së Xhafer Tahiri, i cili ka marrë 33.77 për qind të votave të qytetarëve.
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka shprehur besimin se kjo parti do të fitojë në garën për balotazh, pasi që siç tha ai, qytetarët e kësaj komune duan një qeverisje zhvillimore e transformuese, të cilën mund t’ua ofrojë Ferit Idrizi.
“Vushtrria dhe PDK-ja kanë qenë bashkë gjithmonë, e Feriti dhe qytetarët e Vushtrrisë do të bashkëqeverisin, për ta çliruar potencialin shumëdimensional të kësaj komune, për të gjithë e në dobi të të gjithëve pa dallim. Feriti ka besim në qytetarët e Vushtrrisë dhe së bashku me ta do ta përmbyllë balotazhin me fitore, për Vushtrrinë dhe të ardhmen e qytetarëve të saj. Thellësisht mirënjohës ndaj të gjithë Vushtrriasve, për kulturën e lartë politike dhe për besimin në Partinë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.