Ekrem Hyseni: Në raundin e parë shënuam rikthim, në të dytin do ta shënojmë fitoren e madhe

Aktuale

Ekrem Hyseni: Në raundin e parë shënuam rikthim, në të dytin do ta shënojmë fitoren e madhe

Nga: A.SH Më: 18 tetor 2021 Në ora: 20:21
Ekrem Hyseni

Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet lokale në raundin e parë ka fituar dy komuna, dhe shkon në balotazh në disa komuna tjera.

Një ndër komunat që shkon në balotazh, është Podujeva.

Kandidati i i LDK-së, Ekrem Hyseni ka thënë se në këtë raund shënuam rikthimin, kurse në raundin e dytë, bashkë e të vendosur do ta shënojmë fitoren e madhe.

Postimi në Facebook:

Të dashur qytetarë,

Sipas rezultateve të KQZ-së, Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar rikthimin e madh në Llap, duke shënuar fitore në garën për kryetar dhe për kuvend komunal.

Kjo mbështetje e madhe dhe ky rezultat e kthen LDK-në e Llapit në pozitën e saj origjinale.

Ndaj, shpreh falënderimin tim më të përzemërt për gjithësecilin prej jush për angazhimin e madh gjatë këtij procesi të rëndësishëm për Podujevën dhe për LDK-në.

Në këtë raund, shënuam rikthimin, ndërsa në raundin e dytë, bashkë e të vendosur do ta shënojmë fitoren e madhe.

Përulësisht faleminderit për besimin!

Përgjithmonë në shërbimin tuaj!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat