Befason Lajçi: Prishtinën e fiton Arbeni, nëse….!

Aktuale

Befason Lajçi: Prishtinën e fiton Arbeni, nëse….!

Nga: A.M Më: 18 tetor 2021 Në ora: 21:31
i Çun Lajçi

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi ka reaguar sërish në lidhje me rezultatet zgjedhore.

Ai në një postim në Facebook u shpreh i bindur se VV do ta fitojë Prishtinën me kandidatin e saj, Arben Vitinë.

“Unë jam edhe optimist edhe i trashë n’ga mendja, e Prishtinën e di se e fiton Arbeni, nëse ia len Përparimi, hahaha!”, deklaroi Lajçi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

E di se Prishtinën e fitojmë

Shkrova për humbjen e VV-së, por tani po e shoh se ma paska hjekë dikush që e din punën e “hakerit”!

Rrnofshin gishtat se shkruhet prap e s’merret vesh ishte a s’ishte!

Thashë, jam i trashë nga mendja e po m’duket se i humbëm të gjitha komunat, ne që shpresuem se do t’fitojnë “paqurkat” e Mitrovicës e “dudat” e Prizrenit! Sa për Prishtevkën që s’shihet, as që bahej fjalë. Aty i kishim hudrat nën kry!

Nejse, s’u ba nami, veç pasha kuranin patem mendua se llapjanët nuk bajnë be rrejshëm e Podujeva fitohet me t’parën.

Shyqyr që Albini na e leu kryet me kos e na i ftofi trutë pak, kur tha tash e kemi përnjimend e do t’fitojmë, se bash kjen tue na vlua kokat!

Po mbasi nandori po merrte nxeht, ndoshta nxehen antarët e LVV-sje e krojshën e mbushin me arra t’forta e ky Rama s’mundet me i thye!

Unë jam edhe optimist edhe i trashë n’ga mendja, e Prishtinën e di se e fiton Arbeni, nëse ia len Përparimi, hahaha!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat