Zv/kryeministrja dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “LOG” pavarësisht se Vetëvendosje nuk fitoi asnjë komunë në raundin e parë u shpreh se partia e saj nuk ka rënie.
“Po të shihni sondazhet nuk e konfirmojnë që mund të ketë rënie të Vetëvendosjes apo pakënaqësi me punën.
Zgjedhjet komunale kanë specifikat e veta, po ti krahasoni me të 2017, do të shihini që rënie nuk ka, por po të shihni dinamikën e 6 muajve të fundit dhe raundin e parë, rezultatin duhet ta llogarisni në fund” tha ajo.
Sa i përket rezultateve të PDK-së dhe LDK-së Donika Gërvalla tha se “kanë rrugë të gjatë për të dëshmuar që janë në rrugën e reformimit”.