Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, që ishte anëtar i Partisë Demiokratike të Kosovës, Kadri Kastrati ka dhënë dorëheqje nga të gjitha strukturat e kësaj partie,
Ai tha se e kishte menduar gjatë këtë vendim, por që nuk donte ta bënte publik para se të përfundonin zgjedhjet.
“Kam mendu një kohë më gjatë edhe kam pritur që mos ta bëjë këtë publikim para zgjedhjeve, gjatë fushatës. Por, duke pasur parasysh se unë jam ushtarak i karrierës, mbi 40 vite në uniformë kam dhënë kontributin tim në luftë, pas luftës, në ndërtimin e institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes dhe kam vlerësuar që më mirë është që të jem apartiak, kontributin tim ta jap edhe më tutje me këshillat e mia, me rekomandimet e mia tek të gjitha partitë politike”.
“Unë kam pritur që të kryhen zgjedhjet, më vjen mirë që Partia Demokratike ka kaluar mirë në këto zgjedhje, po të kishte humbur, po të kishte rezultat më negative sigurisht që do ta rishikoja këtë vendim për arsye se nuk kishte me qenë fer”, u shpreh Kastrati.
Ai tha se në vazhdim do të japë kontribut për të gjitha partitë e vendit.
“I falënderoi të gjithë ata shokë që më kanë pranuar në Partinë Demokratike të Kosovës, të gjitha bashkëpunëtorët e katër viteve, janë sjell shumë mirë me mua, jam mundu për këto katër vite me dhënë kontributin tim aq sa kam ditur e mundur, por mendoj që në të ardhmen do të jap prapë kontribut dhe do t’iu jap të gjithëve pa dallim ngjyrave partiake”.
Kastrati foli edhe për Gjykatën Speciale dhe ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen nga kjo gjykatë.
“Unë e kam thënë gjithmonë dhe e them prapë që Gjykata Speciale është gjykatë politike, nuk ka të bëjë këtu me krime, UÇK-ja ka bërë një luftë të drejtë, një luftë çlirimtare dhe këto burgosje, ky gjykim është total politik për barazimin e lufërave në ish-Jugosllavi, për me ia bë qejfin Serbisë dhe aleatëve të saj. Absolutisht këtu nuk ka të bëjë me krime dhe më vjen shumë keq që ata shokët atje ndodhen në Hagë, po të kishim pasur mundësi, do e kishim nda që secili të shkoj nga një muaj, nëse vetëm duhet patjetër të qëndrohet atje”, tha ai.
Tutje, Kastrati tha se nuk është krenar për luftën e bërë dhe po të përsëritej një histori e tillë, do të zgjidhte sërish të njëjtën rrugë.