Kandidat i Iniciativës Qytetare “Green për Drenas”, Xhavit Drenori është sulmuar sot gjatë ditës.
Lajmin për media e ka konfirmuar vetë Drenori.
Ai ka thënë se është sulmuar nga djali i prokurorit Ibrahim Berisha.
“Po, është e vërtetë që jam sulmuar. Jam sulmuar nga djali i prokurorit Ibrahim Berisha. Jam në stacion, s’mundem me fol më shumë”, ka thënë Drenori.